Prishtinë, 23 maj 2020

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, ndonëse ka përfunduar zyrtarisht aksionin “Sofra e Ramazanit 2020 “, ku si target kishte grumbullimin e 10 mijë pakove por falë vullnetmirëve dhe bamirësve ky numër u tejkalua në mbi 35 mijë pako ushqimore dhe higjienike të cilat janë shpërndarë për familjet nevojtare dhe skamnore nëpër Kosovë. Bereqeti megjithatë ende vazhdon të jetë pranë familjeve nevojtare në çdo vend të Kosovës. Në degët e kësaj Shoqate vazhdojnë të vijnë ndihma në artikuj ushqimor dhe higjienik për kategoritë sociale që më pas Bereqeti i shpërnda tek familjet nevojtare . Në vazhdim do të sjellim disa aktivitete nëpër komuna që po zhvillon SHHB “Bereqeti” në kuadër të aksionit “Sofra e Ramazanit 2020.

  • Në prag të Ramazanit, Bereqeti i Ferizajt gëzoi disa familje që përkujdesën për jetim!Zoti i gëzoftë zemrat e gjithë jetimëve! Faleminderit gjithë donatorëve, bashkëpunëtorëve, vullnetarëve!
  • Dega e Shoqatës “Bereqeti” në Prishtinë, falë donacionit nga kompania e sigurimeve “Syri Group”, me pronar Vullnet Mehmetaj ka shpërndarë sot 70 pako ushqimore.
    Këto pako ushqimore janë shpërndarë në banesat e veteranëve, si dhe në fshatin Shashkovc dhe në fshatrat e Gollakut.
  • Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Lipjan për nder të festës së Fitër Bajramit ka bërë shpërndarjen e 300 pakove ushqimore.Shoqata “Bereqeti”, përmes koordinatorit të degës së Lipjanit, Skender ef. Mehmetit ka falënderuar përzemërsisht të gjithë donatorët bamirës që kanë dhuruar nga pasuria e tyre që t’i begatojnë sofrat e familjeve nevojtare.
  • “Bereqeti” ndihmoi 800 familje për nder të Fitër Bajramit
  • Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Podujevë për nder të festës së Fitër Bajramit ka ndihmuar 800 familje të kësaj komune. Kjo shoqatë ka shpërndarë 210 pako ushqimore, 300 dhurata për fëmijë, 900 palë mbathje dhe 1 tonë miell.Kujtim ef. Hyseni, koordinator i degës së Podujevës ka falënderuar përzemërsisht të gjithë donatorët bamirës që kanë kontribuar gjatë gjithë muajit të Ramazanit po edhe në prag të festës së Fitër Bajramit.
  • Momente gëzimi të familjes Krasniqi nga Gjakova, e cila sot u bë me shtëpi të re falë bamirësve vullnetmirë.Organizator i këtij aksioni ishte Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”.

Zyrtarët e SHHB “Bereqeti” bëjnë me dije se ndihmat nuk do të ndalen dhe do të ndihmohet çdo familje që ka nevojë natyrisht duke u mbështetur dhe humanizmin dhe solidaritetin e qytetarëve tanë që asnjëherë nuk ka munguar përkrahja e tyre dhe besimi i tyre në SHHB “Bereqeti”.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…