Prishtinë, 22 maj 2020
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava iu drejtua besimtarëve myslimanë me mesazhin e xhumasë .Ai foli për angazhimin e institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës që kanë pasur veçanërisht gjatë këtij muaji që të jenë së më afër me xhematin dhe me masën në këtë kohë pandemie globale të COVID-19 që tani ka gjetur shtrirje në tërë globin. Ai po ashtu ka ftuar besimtarët që këto ditë të mbetura të Ramazanit sot edhe nesër të garojnë me ibadete të shumta për të përfituar nga mëshira e Allahut. Atmosfera e këtij Ramazani ka qenë më ndryshe për shkak të pandemisë dhe se secili besimtarë e ka ndjerë mungesën e iftarëve të përbashkëta me familjarë e miq, duke uruar që të jetë i fundit i këtij lloji. Po ashtu Myftiu Tërnava trajtoi çështjen e hapjes së xhamive, duke thënë se vendimet që ka marrë BIRK-u kanë qenë tejet të vështira por të domosdoshme për ruajtjen e shëndetit publik. Ai po ashtu tha se nuk e ka pasur fare të lehtë BIRK të marr vendim për pezullimin e faljes nëpër xhami por kjo është bërë me konsultim të Institutit kombëtar të shëndetit publik, OBSh dhe sipas mendimeve të ekspertëve, kushtet nuk janë krijuar ende që të hapen xhamitë në vend dhe një veprim i tillë mund të jetë një kërcënim i madh për shëndetin e besimtarëve. Po ashtu, shtoi se do të shikohen në vazhdimësi mundësitë që të hapen xhamitë, ani pse vullneti dhe dëshira është shumë e mëdha që ato të hapen sa më parë, dhe se debati që është bërë kohëve të fundit rreth hapjes së xhamive ka qenë i panevojshëm sepse BIRK është kujdestare së bashku me xhematin për xhamitë dhe infrastrukturën e objekteve fetare dhe ne për 15 vite sa jam në krye të BIRK kemi ndërtuar nga themeli mbi 420 xhami anekënd Kosovës dhe ato janë ndërtuar për tu adhuruar Zoti në to e jo për tu mbyllur por gjendja dhe rreziku nga COVID-19 na ka detyruar që të pezullojmë faljen në xhami duke lutur Zotin që sa më shpejt të përfundoj kjo situatë dhe t’i kthehemi normalitetit. Edhe pse xhamitë kanë qenë të mbyllura ne kemi bërë ibadet në shtëpitë tona dhe kemi komunikuar me Zotin përmes ibadeteve tona dhe jemi lutur që sa më shpejt ta largoj këtë sëmundje ndaj nesh dhe tu kthehemi xhamive dhe normalitetit jo vetëm neve por edhe globit mbarë. Myftiu po ashtu tha se udhëzimet e institucioneve shëndetësore e kemi obligim t’i respektojmë, dhe vetëm shoqëritë e pa konsoliduar me prirje anarkiste i sfidojnë ato.
Ai më pa ka shprehur falënderime për të gjithë ata bamirës dhe dorëdhënës edhe pse ishte kohë krize kanë ndihmuar Shoqatën “Bereqeti” duke treguar humanizëm e solidaritet duke ofruar ndihma me pako ushqimore e veshmbathje etj, ku janë ndihmuar mbi 30 mijë familje vetëm në këtë Ramazan. Ai është lutur që Zoti tua shumëfishoj pasurinë e tyre duke iu dhënë bereqet të vazhdueshëm në punën dhe jetë ne tyre.
Myftiu Tërnava në fund ka falënderuar besimtarët për durimin dhe kulturën e lartë që kanë treguar gjatë kësaj kohe të pandemisë duke respektuar udhëzimet nga BIRK por edhe nga institucionet shëndetësore po ashtu ka uruar besimtarët për Fitër Bajramin duke u shprehur që namazin e Fitër Bajramit nuk do të mundemi ta falim në xhami për shkak të pandemisë dhe ruajtjes së shëndetit publik duke sqaruar se namazi i Bajramit sipas medhhebit hanefi falet me xhemat dhe në xhami e nuk falet në shtëpi por ka sygjeruar që besimtarët pas namazit të sabahut të lexojnë Kuran, tekbire, salavate, dua e lutje të ndryshme dhe kjo festë të përjetohet sikur të ishin në xhami dhe njëherit ka kërkuar që festa e Fitër Bajramit mos të dilet nga shtëpia duke pasur kontakte fizike sepse kështu do të rrezikonim shëndetit publik e kjo është kundër mësimeve fetare.