Prishtinë, 14 maj 2020
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, ndonëse ka përfunduar zyrtarisht aksionin “Sofra e Ramazanit 2020 “, ku si target kishte grumbullimin e 10 mijë pakove por falë vullnetmirëve dhe bamirësve ky numër u tejkalua në mbi 20 mijë pako ushqimore dhe higjienike të cilat janë shpërndarë për familjet nevojtare dhe skamnore nëpër Kosovë. Bereqeti megjithatë ende vazhdon të jetë pranë familjeve nevojtare në çdo vend të Kosovës. Në degët e kësaj Shoqate vazhdojnë të vijnë ndihma në artikuj ushqimor dhe higjienik për kategoritë sociale që më pas Bereqeti i shpërnda tek familjet nevojtare . Në vazhdim do të sjellim disa aktivitete nëpër komuna që po zhvillon SHHB “Bereqeti” në kuadër të aksionit “Sofra e Ramazanit 2020.Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Gjakovë u kujdes që të shpërndante ndihma për stafin civil të shkollave të mesme të kësaj komune.Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Prishtinë po vazhdon aksionin e saj humanitar në ndihmë familjeve nevojtare.Kjo degë, falë donacionit nga organizata Human Appeal, ndihmoi me pako ushqimore 80 familje të Prishtinës.Dega e Bereqetit në Rahovec ka bërë të ditur se këto ditë falë bamirësve vullnetarë ka ndihmuar 130 familje me pako ushqimore. Këto familje u ndihmuan në qytetin e Rahovecit dhe në fshatrat përreth.
Zyrtarët e SHHB “Bereqeti” bëjnë me dije se ndihmat nuk do të ndalen dhe do të ndihmohet çdo familje që ka nevojë natyrisht duke u mbështetur dhe humanizmin dhe solidaritetin e qytetarëve tanë që asnjëherë nuk ka munguar përkrahja e tyre dhe besimi i tyre në SHHB “Bereqeti”.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…