Prishtinë, 7 maj 2020
Nëpunësit e zyrës për çështje fetare në ambasadës së Turqisë në Kosovë dhe besimtarët e Komunës së Mamushës i janë bashkuar sot aksionit të Shoqatës Humanitare Bereqeti “Sofra e Ramazanit 2020” për t’iu dalë në ndihmë familjeve në nevojë. Ata në mbështetje të këtij aksioni kanë dhuruar shumën në vlerë prej 5 mijë eurosh për familjet në nevojë që të kenë një iftar të begatshëm. Ata paraprakisht vizituan selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës ku u pritën nga Kryetari i BIRK-ut myftiu Naim ef. Tërnava. Me këtë rast atasheu për çështje fetare në ambasadën turke Nevzat Akin ka vlerësuar lartë punën dhe angazhimit e myftiut Tërnava dhe institucione të BIK-ut që po japin në këtë kohë pandemie dhe ka përgëzuar aksionin humanitar të Shoqatës Humanitare Bereqeti “Sofra e Ramazanit 2020”. ‘Me këtë rast më lejoni që ti falënderoj edhe besimtarët nga Mamusha të cilët iu kaun aksionit të Shoqatës Humanitare Bereqeti “Sofra e Ramazanit 2020” i cili po realizohet gjatë këtij muaji të bekuar”-tha Akin.
Me këtë rast edhe këshilltari myftiut Tërnava, Vedat Sahiti ka falënderuar të gjithë ata që kaun kontribuar në aksionin humanitar “Sofra e Ramazanit 2020” ‘Në emër të Kryesisë së BIK-ut falënderoj atasheun për çështje fetare në ambasadën e Turqisë bashkë me nëpunësit e zyrës për çështje fetare në ambasadës së Turqisë në Kosovë kanë mbledhur një shumë të hollash të cilat i kanë dedikuar për aksionin humanitar “Sofra e Ramazanit 2020”.Me këtë rast edhe një herë falënderojmë xhematin e xhamive tw Mamushës të cilët me organizimin e imamit dhe dy mutevileve që janë në Mamushë kanë grumbulluar shumë prej 5000 eurosh për tu dalë në ndihmë familjeve nevojtare”-tha Sahiti.