Të premten më 05.07.2013 në vigjilje të muajit të bekuar të Ramazanit, zv.kryetari i BIK, Dr. Fahrsuh Rexhepi me bashkëpunëtorë dhe me kryeimamin e Prishtinës, Burhan ef. Hashanin morën pjesë në hapjen solemne të xhamisë Mati I në Prishtinë.
Dr. Fahrush Rexhepi gjatë hytbës i uroi besimtarët për kontributin e tyre me lutje te i Madhi Zot që t’i shpërblej të gjithë qoftë edhe ata që kanë bërë vetëm një dua të vetme për ndërtimin e kësaj xhamie të bukur, dhe se vërtetë kryeqyteti ka nevoje për xhami në lagjet e reja që po ndërtohen e janë në zgjerim e sipër.
Xhamitë ndërtohen për Zotin dhe ne të madhërohet vetëm Allahu i Plotfuqishëm me besim të pastër e ndaj Krijuesit.
“Xhamia është vend i virtyteve , vlerave e i edukimit të brezave të rinjë” tha përveç tjerash Fahrush ef. Rexhepi.