(Raport i përmbledhur për 25 prill 2020)
Aksioni humanitar “Sofra e Ramazanit 2020” që po organizohet nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, është duke ecur mbarë e mirë. Bereqeti është bërë adresë e sigurt ku bamirësit e vullnetmirët qoftë nga Kosova por edhe diaspora vazhdojnë të derdhin mjetet e tyre duke ndihmuar këtë aksion humanitar dhe duke iu përgjigjur pozitivisht kësaj iniciative të nisur nga SHHB “Bereqeti”.
Me këtë rast SHHB “Bereqeti” falënderon të gjithë kontribuuesit e deri tanishëm duke lutur Zotin xh.sh., që tua shtojë bereqetin dhe suksesin këtyre bamirësve por edhe tjerëve që do të ndihmojnë gjatë ditëve në vijim.
Kajmak SH.P.K. Nga Lipjani ka dhuruar 100 pako ushqimore.
Person anonim në Deçan ka dhuruar 1000 euro.
Mujë Tolaj nga Deçani ka dhuruar 100 euro.
ETC në Deçan ka dhuruar 20 pako.
Kompania turke "Air Energy",në Kamenicë ka dhuruar sot 20 pako ushqimore.
ETC në Gjakovë ka dhuruar 40 pako ushqimore.
Aksioni humanitar ka filluar më 11 prill dhe vazhdon deri më 1 maj.