Prishtinë, 24 prill 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, u ka dërguar mesazh urimi për fillimin e muajit të Ramazanit udhëheqësve të komuniteteve myslimane në disa prej vendeve të rajonit, por edhe të vendeve të tjera.
Myftiu i vendit, Naim Tërnava, u ka përcjellur mesazh urimi udhëheqësve të komuniteteve myslimane, por edhe gjithë besimtarëve të Shqipërisë, Maqedonisë Veriore, Turqisë, Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi, Kroacisë, Sllovenisë dhe Egjiptit.

Përmes këtij mesazh urimi Myftiu Tërnava është lutur që Allahu në mesin tonë të sjell begati, mirësi e bereqet. “Kam nderin dhe privilegjin e madhe që në emër të Kryesisë së bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal të ju roj Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe të gjithë komunitetit myslimanë të Republikës së Shqipërisë me ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit duke e lutur Zotin Fuqiplotë që ky muaj të i bekuar i Ramazanit të sjellë në mesin tonë më shumë begati, paqe e bereqet”-thuhet në fund të këtij mesazhi i Myftiut dërguar kryetarit të KMSH-së Bujar ef, Spahiut.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…