Prishtinë, 22 prill 2020

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora theksoi se muaji i bekuar i Ramazanit këtë vit pritet të jetë më ndryshe jo vetëm në Kosovë, por edhe në shumicën e vendeve të tjera të botës. Ai tha se për këtë muaj ishin planifikuar aktivitetet të ndryshme në terren por që për fat të keq u anuluan për shkak të gjendjes së Koronavirusit. ‘Kemi paraparë aktivitetet të larmishme nëpër terren duke filluar nga ligjëratat nëpër terren, tribuna, takime me të rinj, ligjërata nga departamenti i Gruas, iftaret e përbashkëta që kemi pasur në vitet e kaluara me imam dhe me struktura të ndryshme mirëpo për shkak të pandemisë së KOVID-19 që ka prekur edhe vendin tonë jemi të shtrënguar që tërësisht ta ndryshojmë programin e aktiviteteve”-ka thënë kryemami Bajgora.
Ai më tutje ka nënvizuar se është i vetëdijshëm që xhemati është mësuar dhe kërkon ta dëgjoj zërin e hoxhës, dhe ne jemi përkushtuar që të jemi afër xhematit me ligjërata tematike dhe në këtë drejtim ai thotë se kemi paraparë të kemi nj aktivitet të ngjeshur duke pasur 2-3 ligjërata të ditë, ndërkohë që do të kemi edhe emisione interaktive me pyetje dhe përgjigje që iu interesojnë besimtarëve tanë.
‘është fat i mirë që adhurimet në islamë nuk ndërlidhen me vetëm me një objekt të caktuar si xhamitë por namazi mund të falet edhe në shtëpi, e në fushë andaj mendoj se besimtarët tanë do ta respektojnë këtë kufizim që neve jemi shtrënguar ta bëjmë për të mirën dhe shëndetin e përgjithshëm, namazin i drekës do të falet në shtëpi ashtu edhe namazi i teravisë sepse është prej namazeve synet. Ndërkohë që nuk kemi asnjë lajmërim se çfarë do të bëhet për namazin e Bajramit dhe a do të ketë lehtësime apo jo, dhe në bazë të rekomandimeve të mjekëve tanë do të shohim se a ekzistojnë mundësitë që një namaz të tillë të falet në fushë të hapur apo në stadiumin e Prishtinës apo ku ka mundësi të mbajmë distancën, por prapë them se nuk dimë se si do të rrjedhim ngjarjet”-ka thënë kryemami Bajgora,
Kryesia BIRK-ut ka njoftuar se Muaji i Ramazanit do të filloj të premten më 24 prill ndërsa Kosovën do të gjejë me xhami të mbyllura për shkak të pandemisë COVID-19, ku si masë parandaluese janë pezulluar faljet e namazeve me xhematë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…