Aksioni humanitar “Sofra e Ramazanit 2020” që po organizohet nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, është duke ecur mbarë e mirë. Bereqeti është bërë adresë e sigurt ku bamirësit e vullnetmirët  qoftë nga Kosova por edhe diaspora  vazhdojnë të derdhin mjetet e tyre duke ndihmuar  këtë aksion humanitar duke iu përgjigjur pozitivisht kësaj iniciative të nisur nga SHHB “Bereqeti”. Me këtë rast kjo Shoqatë falënderon të gjithë kontribuuesit e deri tanishëm  duke lutur Zotin që tua shtojë bereqetin dhe suksesin këtyre bamirësve por edhe tjerëve që do të ndihmojnë gjatë ditëve në vijim.

 Sot këtij aksioni humanitar  iu kanë përgjigjur:

 1000 euro janë dhuruar nga z. Rahim Ramadani nga Obiliqi.

100 euro janë dhuruar nga Islam Mjekiqi, si dhe nga arkat që gjenden në tri furra të ndryshme në Obiliq janë mbledhur 150 euro.

1000 euro nga z. Skender Dumnica, pronar i Auto sallonit “Alberti” nga Vushtrria

Real Market”, me pronar z. Bashkim Bajramin ka dhuruar 5 pako ushqimor

  Z. Musa Muzaqi ka dhuruar gjëra ushqimore në vlerë të 194 eurove

. “Emona Group”, me pronar z. Gëzim Mikullovcin ka dhuruar miell, oriz dhe detergjent.

 Kompania “Ndriçimi” me pronar z. Ekrem Kovaçin ka dhuruar 100 euro.

 Ilmi Krasniqi, pronar i “Molitoria” ka dhuruar 500 kg miell

Z. Ramiz Bunjaku ka dhuruar 250 kg miell.

Z. Imer Hasani ka dhuruar 100 euro.

 Hoxhë Sadik ef. Hasani ka dhuruar 100 euro.

Kompania “Unioni” me pronar z. Xhabir Kajtazi në Vushtrri dhuroi gjëra higjienike në vlerë të 780 eurosh.

Kuvendi Komunal i Deçanit dhuroi 30 pako.

Aksioni për grumbullimin e mjeteve për këtë aksion humanitar ka filluar më 11 prill do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim në të gjitha komunat e Kosovës përmes Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, gjegjësisht deri më datën 1 maj.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…