Priahtinë, 13 prill 2020
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, dega në Shtime, sot ka pranuar një donacion prej 500 euro nga firma “Maksiti Putz” për kampanjën “Sofra e Ramazanit”.
Koordinatori i degës, Driton ef. Zenuni falënderoi donatorin për donacionin, si dhe porositi gjithë bamirësit që të kontribuojnë edhe më shumë për të mirën e familjeve nevojtare, që t’u ndihmojnë për muajin e bekuar të Ramazanit.