Prishtinë, 8 prill 2020
Falë bashkëpunimit të mirë mes Shoqatës “Bereqeti”, KBI Mitrovicë dhe qytetarëve të Mitrovicës, janë ndihmuar 45 familje me pako ushqimore dhe higjienike në Komunën e Mitrovicës së Veriut.
Kjo ndihmë ka ardhë si donacion i një grupi qytetarësh të Mitrovicës, të cilët përmes një grupi në rrjetin social Facebook, të quajtur “Mitrovicasit nga diaspora dhe Mitrovica” janë organizuar dhe kanë mbledhur mjetet e nevojshme për përgatitjen e këtyre pakove.
21 pako janë shpërndarë në fshatin Vidimiriq, ndërsa pakot e tjera janë shpërndarë në fshatra të tjera, të Komunës së Mitrovicës Jugore.
Bereqeti vazhdon çdo ditë tu dal në ndihmë skamnorëve.