Prishtinë,1 prill 2020

Shoqata humanitare ‘Bereqeti” organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës në bashkëpunim me Fondacionit Firdeus nga Tirana ka shpërnda 10 mijë kg miell ndihma për skamnorët e komunës së Gjilanit.

Në emër të Kryesisë së BIRK-ut këtë ndihmë nga Fondacioni Firdeus nga Tirana në krye me Elvis ef, Naçin e falënderoi këshilltari i myftiu Tërnava, Vedat ef. Sahiti njëherësh edhe drejtor i Haxhit.

Ai njëherit ka përgëzuar kryetarin e KBI në Gjilan , Naim ef, Aliun dhe zyrtarët komunal për punën që kanë bërë gjatë këtyre ditëve dhe gatishmërinë e tyre që t’i dalin ndihmë popullatës e në veçanti atyre që kaun nevojë.’Besoj se humaniteti i shqiptarëve, pa dallim feje, partie apo ideologjie në raste të vështira gjithmonë kanë treguar solidaritet të plotë e gatishmëri që të qëndrojnë krah për krah njëri tjetrit për ta ndihmuar njëri tjetrin si në të mira ashtu edhe ën të kohë të vështira”-tha këshilltari i myftiu Tërnava, Vedat ef. Sahiti njëherësh edhe drejtor i Haxhit.

Naim ef. Aliu kryetar i Këshillit të BI në Gjilan falënderojmë Kryesinë e BIRK-ut dhe Fondacionit Firdeus nga Tirana që sot për Gjilan ka ndarë 10 mijë kg miell dhe shpërndarja do të bëhet në vazhdim. Kemi një bashkëpunim shumë të mirë me KK të Gjilanit dhe institucionet tjera t’i dalim në ndihmë qytetarëve të nevojshëm që edhe ata ta tejkalojnë sa më lehët këtë situatë pandemike me COVID 19.

Nënkryetari i Gjilanit Arbër Ismajli këto ndihma i ka çmuar shumë dhe njëherit theksoi se këto ndihma do të shpërndahen për familjet në nevojë dhe ne do të vazhdojmë që të jemi në krah të qytetarit dhe me këtë rast ka falënderuar Bashkësinë Islame të Kosovës që nëpërmjet Shoqata humanitare ‘Bereqeti” në bashkëpunim me Fondacionit Firdeus nga Tirana na i kanë sjellë këto ndihma shumë domethënëse për këtë kohë të rëndë me rastin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

U mbajt program kushtuar festës së 28 Nëntorit

Prishtinë, më 26 nëntor 2024 Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Këshilli i Bashkë…