Prishtinë,30 mars 2020
Shoqata humanitare ‘Bereqeti” organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës në bashkëpunim me Fondacionit Firdeus nga Tirana ka shpërnda ndihma në komunën e Deçanit.
Behxhet ef.Ajvazi , drejtor i Shoqatës humanitare ‘Bereqeti” tha se këtë aksion të Shoqatës humanitare ‘Bereqeti” e kemi filluar disa ditë më parë dhe ne tash po shpërndajm në komunën e Deçanit 25 mijë kg miell. ’Bereqeti vazhdimisht angazhohet që me anë të këtyrë ndihmave ta lehtësojë këtë gjendje të rëndë ekonomike e edhe këtë gjendje pandemie me Koronavirus COVID-19 dhe njwherit falënderojmë donatorin nga Tirana Fondacionit Firdeus për bashkëpunimin e vazhdueshëm me ta ”-ka thënë Ajvazi. Ai ka falënderuar edhe kryetarin e Komunës së Deçanit Blerim Ramosaj për bashkëpunimin shumë të mirë që kanë ndihmuar në shpërndarjen e këtyre ndihmave nga Bereqeti.
Nga ana tjetër edhe kryetari e Komunës së Deçanit Blerim Ramosaj në emër të qytetarëve të Deçanit ka falenderuar BIRK-un dhe Bereqetin dhe donatorin nga Tirana Fondacionit Firdeus për këto ndihma shumë domethënëse për popullatën e Deçanit dhe Zoti i shpërblej me të mirat e Tij.