Prishtinë, 22 mars 2020
Shoqata humanitare “Bereqeti”, organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovë, dega në Lipjan sot ka dërguar ndihma për banorët e fshatit Janjevë të cilët ndodhen në karantinë pas paraqitjes së një rasti me koronavirus.
Këshilli i Bashkësisë Islame Lipjan njofton se kanë dërguar pako ushqimore dhe miell deri në zonën e lejuar për lëvizje dhe kanë falenderuar autoritetet komunale dhe policore për bashkëpunim.
Donatorë të këtij aksioni janë:
- Iniciativa vullnetare e fshatit Pjetërshticë, Mulliri Qali, Blert Gjinolli, Inxhinier i ambientit, nga grupi vullnetarët kundër koronavirusit, Supermarket 7 vëllëzerit – transport.
Bereqeti dega Lipjan ka premtuar se vazhdimisht do të jetë në krahë të skamnorëve.