Me 4 mars Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë dhe delegacioni i  lartë nga qeveria e Katarit të kryesuar nga Halid Al Ganim, drejtor i administratës së çështjeve fetare në Ministrinë  Vakëfeve dhe  Çështjeve fetare të shtetit të Katarit  që shoqërohej nga Sa’d El Kevari, ndihmës drejtor i përgjithshëm i administratës së Vakfëve vizituan KBi e Gjilanit . Me këtë rast kryetari i KBI të Gjilanit Naim ef. Aliu iu dëshiroi mirëseardhje mysafirëve dhe falënderoi kontributin dhe kujdesin e pandërprerë që po tregon në ngritjen e infrastrukturës së KBI-ve anekënd  Kosovës . Ai më pas shprehu falënderime deh për autoritetet e Kararit të cilët kanë ofruar ndihmë në ngritjen e shumë projekteve edh ene KBi të Gjilanit që dukshëm e kanë lehtësuar dhe do ta lehtësojnë punën e çështjeve fetare.  Qëllimi i vizitës është në kuadër të realizimi i projekteve të Këshillit të bashkësisë Islame të Gjilanit. Kryetari i  Këshillit të Bashkësisë Islame Naim Aliu falënderoi për vizitën dhe për investimet që shteti i Katarit do të realizoj në Gjilan.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…