Prishtinë, 27 shkurt 2020
Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë dhe me delegacionin e kryesuar nga dr. Mirza As Saeg, shef i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe( EBA) dhe njëherësh anëtari i fondacionit “Al Maktoum” vizituan selinë e Këshillit të BI-së së Shtimes dhe xhaminë e Lagjes të ndërtuar nga fondacioni “Al Mektoum”. Me këtë rast, në pritje të tyre ishte kryetari i KBI-së së Shtimes Skender ef. Baftiu, i cili u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve duke i njohur ata me jetën fetare dhe me veprimtarinë që po bëhet nëpër xhami të Shtimes dhe falënderoi Myftiun Tërnava dhe EBA-në për investimet që bënë për KBI-në e Shtimes. Me këtë rast, po ashtu Myftiu Tërnava falënderoi delegacionin e EBA-së nëpërmjet dr. Mirza As Saeg, qeverinë dhe popullin e EBA-së për ndihmën që i ka ofruar Kosovës gjatë dhe pas luftës si dhe në lobimin që bën EBA-ja që shteti ynë të njihet edhe më shumë në skenën ndërkombëtare si dhe për integrimin e Kosovës në mekanizma rajonalë dhe në ata ndërkombëtarë.
Kryemysafiri në xhaminë “Lagjja e Pajtimit” mbajti edhe një ligjeratë të shkurtër para xhematit duke ëmuar vlerën e diturisë dhe të bamirësisë. Më pas vizituan hapësirat e objektit seli, të ndërtuar për nevoja të KBI-së së Shtimes, i cili është një objekt modern dhe ofron kushte të mira për punë, si dhe po ia shton bukurinë qytetit të Shtimes. Ai ka theksuar se Myftiu Tërnava dhe BIRK-u gëzojnë mbështetje të madhe në qeverinë e EBA-së dhe në popullin e saj.
-
Kryeimami Sahiti takoi kryeimamët e këshillave të BI-së
Prishtinë, më 29 prill 2024 Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së… -
Drejtori Simnica mori pjesë në organizimin për fillimin e punimeve të xhamisë në Mengen të Gjermanisë
Me ftesë të bashkatdhetarëve tanë me punë në Gjermani, drejtori për Diasporë në Kryesinë e… -
U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj
Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Kryeimami Sahiti takoi kryeimamët e këshillave të BI-së
Prishtinë, më 29 prill 2024 Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së…