Ulqin, 22 shkurt 2020
Në ambientet e Qendrës Islame në Katërkollë të Ulqinit në prani të zv. Reisit të Bashkësisë Islame të Malit të Zit, Omere ef. Kajoshaj, një delegacion nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës i prirë nga drejtori për kulturë dhe veprimtari botuese,Mr. Ramadan Shkodra. Të pranishëm në këtë eveniment ishin zv. Reisi Omer ef. Kajoshaj, kryetari i Mexhlisit të B.I. Ulqin h. Dino Gorana, kryeimami Ali ef. Bardhi, sekretari, përgjegjësi i Qendrës Islame në Katërkollë h. Isa ef. Aloshi, imamë, xhematli etj
Në emër të institucionit, z.Shkodra dhuroi nga 104 tituj të librave për dy bibliotekat e Bashkësisë Islame në qytet dhe Katërkollë, si edhe për bibliotekën publike të qytetit. Drejtori Shkodra, e njoftoi të pranishmit rreth iniciativës për t’i pajisur bibliotekat e Kosovës, në nivel të rajoneve me botimet e shtëpisë Botuese “Dituria Islame”, organ i Bashkësisë Islame të Kosovës. Me këtë rast, Ramadan Shkodra, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në mënyrë solemne dhuroi tre complete nga 104 tituj të ndryshëm, pjesa dërrmuese e tyre nga tre ekzemplarë. Librat, janë nga lëmi e fusha të ndryshme, islamistikë, filozofi, filologji, histori, kulturë, pedagogji, psikologji, etj.
Aksioni “Libri më afër lexuesit” do të vazhdojë edhe në bibliotekat e tjera, brenda Kosovës dhe jashtë saj, në nivel trojeve shqiptare.
NIkoqirët falenderuan për këtë dhuratë tejet me rëndësi duek shpresuar se edhe më do të vazhdojnë urat e bashkëpunimit dhe komunikimit në të mirë të kombit tonë.