Prishtinë,19 shkurt 2020
Sot, më 19 shkurt, nën organizimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, u nis grupi i radhës për kryerjen e Umres. Gjatë ditëve sa do të qëndrojnë, ata do të vizitojnë vendet e shenjta në Mekë dhe në Medinë. Këtij grupi i prin Vedat ef. Sahiti, drejtor i Zyrës së Haxhit dhe të Umres.