Prishtinë, 10 janar 2020
Më 10 janar, shoqata humanitare “BEREQETI”, organ i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, edhe në këto ditë të ftohta dimri vazhdon të jetë në krahë dhe ndihmë familjeve në nevojë. Dega e Bereqetit në Prizren njoftojnë se janë duke bërë furnizimin e familjeve në nevojë me veshmbathje edhe gjatë këtij sezoni dimëror. Kurtish ef. Hoxhaj-koordinator i Bereqetit së degës së Bereqetit në Prizren tha se nevojat janë më të mëdha se mundësit, por ne po mundohemi që t’u dalim ne ndihmë familjeve më me nevojë gjatë këtyre ditëve të ftohta dimri dhe vetëm gjatë këtyre ditëve kemi ndihmuar 13 familje me veshmbathje, jorganë dhe artikuj ushqimorë. Ai falënderoi po ashtu donatorët nga vendi dhe diaspora të cilët kanë ndihmuar dhe përkrahur aktivitetet e Bereqetit në Prizren e të cilët janë të shumtë. Gjatë aktivitetit të vitit të kaluar Bereqeti në këtë komunë ka ndihmuar më shumë se 3000 familje me gjëra ushqimore, veshmbathje, pako higjienike e gjëra të tjera të nevojshme dhe ka rregulluar 4 shtëpi. Mbi 1500 fëmijë ka arritur t‘i gëzojë me dhurata e lodra për festa dhe janë 450 nxënës, të cilët kanë përfituar çanta dhe pajisje të tjera shkollore. Po ashtu gjatë vitit që sapo lamë pas “Bereqeti” dega në Prizren ka vizituar mbi 20 institucione publike, si shkolla, shoqata, OJQ duke ofruar ndihmën dhe përkrahjen e saj.