Mekë, 7 janar 2020
Me ftesë të Sekretarit Gjeneral të Ligës  së Botës Islame – RABITA-s, dr. Muhamed Abdulkerim Alisa, kryetari i i Bashkësisë Islame të Kosovës , Myftiu Naim ef. Tërnava po merr pjesë në mbledhjen e 44-të të Këshillit të lartë të RABITAS.
Në këtë mbledhje ishin të pranishëm anëtarët e Këshillit të Lartë të RABITAS, në mesin e të cilëve myftinj,  ministra, ulema dhe dijetarë të shquar të botës islame si dhe personalitete të ndryshme fetare, udhëheqës të botës Islame.
Në mbledhje u diskutuan çështje të  shumta të botës islame dhe aktualitete, ndikmi i tyre dhe roli i liderve fetarë , si dhe u diskutuan edhe çështjet bashkëkohore fetare.
Gjithashtu gjatë ditës së sotme u thememlua edhe shpërblimi i Institutit Islamik të Fikhut, i cili do të nxitë hulumtimim dhe të shpërblejë hulumtuesit, institucionet, iniciativat dhe organizatat që merren me studime  të çështjeve të fikhut.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…