Prishtinë, 20 shtator 2012

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava të enjten, më 20 shtator, vizitoj komunën e Ferizajt, ku u prit nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili tha se ka nderin dhe kënaqësinë që pret në një takim Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

 

{jathumbnail}“Misionet tona janë të përbashkëta dhe do të jemi bashkë gjithmonë në interesat e qytetarëve dhe duku qenë kështu ne jemi se bashku që të ecim dhe të bëjmë zgjidhje për të gjithë qytetarët dhe për shërbimet e tyre”, ka thënë Aliu.

Nga ana tjetër myftiu Naim Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka përgëzuar kryetarin Aliu, për postin e të parit të komunës, duku theksuar se sukseset nuk do të mungojnë.”

“Unë ju falendëroj për gatishmërinë e bashkëpunimit edhe me këshillin e Bashkësisë Islame këtu në Ferizaj, mirëpo edhe më Bashkësinë Islame të  Kosovës në realizimin e kërkesave të cilat vijnë nga qytetarët, sepse ne jemi të zgjedhurit e këtij populli, sepse ne kemi për detyre që t’ju dalim në ndihmë”, tha Tërnava.
Në fund të dyja palët u dakorduan që të kenë një bashkëpunim edhe në të ardhmen.
Në takim qe i pranishëm edh kryetari i KBI- së, Ferizajt Fehmi Mehmeti.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program kushtuar festës së 28 Nëntorit

Prishtinë, më 26 nëntor 2024 Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Këshilli i Bashkë…