Më 15 shtator 2012, në ambientin e Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë u mbajtën “Garat e Njohurive Fetare” në nivelin shtetëror. Të Rinjtë janë e ardhmja e çdo vendit. Në shoqërinë tonë mbi gjysma e popullsisë i takojnë moshës së re, që paraqet një përparësi të madhe në raport me vendet tjera të rajonit, andaj të rinjtë e vendit tonë e meritojnë që të kemi një kujdes të shtuar ndaj tyre në aspektin e arsimimit dhe edukimit të tyre.
{jathumbnail}Kjo, madje është edhe një obligim fetar për ne si hoxhallarë por edhe si prindër, andaj me qëllim të rritjes së vetëdijes për këtë dukuri Departamenti i të Rinjve i BIK në bashkëpunim me Departamentin e Gruas pranë BIK e me përkrahje të madhe nga Myfti i Republikës së Kosovës Mr. Naim ef. Tërnava dhe nga kryeimami i BIK Sabri ef. Bajgora, për herë të parë organizuan “Garat republikane të njohurive fetare”
Të pranishmëve në fillim u drejtua Kryeimami i Republikës së Kosovës Sabri ef. Bajgora me një fjalë rasti ku u uroi të gjithë garuesve fat dhe suksese në garat e tyre, dhe duke i porositur hoxhallarët që të shtojnë përpjekjet e tyre në punën me fëmijët nëpër xhamiat e vendit. Në këtë garë ishin të pranishëm 18 ekipe nga 18 Këshilla të Bashkësisë Islame : Preshevë, , Prishtinë, Istog, Lipjan, Skënderaj, Dragash, Gjilan, Hani Elezit, Kamenicë, Prizren, Rahovec, Suharekë, Vushtrri, Shtime, Ferizaj, Vitia, Fushe Kosova, Malisheva.
Në Finale u kualifikuan vetëm gjashtë ekipe: Presheva, Prishtina, Shtime, Istogu dhe Rahoveci.Vendi i parë i takoj ekipit nga Rahoveci nxënës të Shani ef. Sylka, kurse në vendin e dytë u rendit ekipi nga Prishtina, nxënës të Hakif ef. Hoti, kurse vendi i tretë i takojë ekipit nga Presheva. Fituesit të garës i takojë çmimi Haxhi Nderi kurse shpërblimet u ndanë edhe për të gjithë pjesëmarrësit tjerë.