Prishtinë, 10 shtator 2012
Myftiu i Kosovës mr. Naim Tërnava priti një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të kryesuar nga shejh Ibrahim Xhasim el Mansuri -zyrtar i lartë nga ministria e çështjeve fetare të Qeverisë së Dubait, të cilët po qëndrojnë për vizitë pune në Kosovë me ftesë të Bashkësisë Islame të Kosovës në kuadër të bashkëpunimit të dy institucioneve respektive.
{jathumbnail}Myftiu Tërnava falënderoi delegacionin për vizitën dhe njohu ata me të arriturat, zhvillimet dhe sfidat e BIK, si dhe mbi organizimin e jetës fetare në Kosovë.
Delegacioni i kryesuar nga shejh Ibrahim Xhasim el- Mansuri falënderoj Myftiun Tërnava për mikpritjen e ngrohtë e vëllazërore në Kosove, për se u shpreh se janë shumë të impresionuar nga ç’kanë parë gjatë vizitës në Kosovë.
Mysafirët nga Dubai konfirmuan se Ministria e Çështjeve Fetare në Dubai do të mbështet Bashkësinë Islame të Kosovës me projekte konkrete.
Delegacioni nga Dubai do të qëndroj disa ditë në Kosovë, ku do të vizitojë disa qytete të Kosovës, si dhe do të vizitoj xhami e medrese, si: në Prishtine, Gjilan e Prizren, ku do të njihen nga afër me aktivitetet dhe gjendjen e besimtarëve dhe të infrastrukturës Islame në Kosovë.