Departamenti i Gruas i BIK-së mori pjesë në seminarin treditor “Gruaja dhe aktiviteti social”që u mbajt në Shqipëri nga data:7-9. 09.2012 ku ishin të pranishme më shumë se 40 gra nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria.
{jathumbnail}Qëllimi i këtij seminari ishte forcimi i rolit të gruas në punë vullnetare dhe nxitjen e pjesëmarrjes së grave në shoqëri. Presidentja e Fondacioni Fëmijët shqiptarë, Liri Berisha, tha se gratë janë vizionare me fuqi madhore vepruese per te vënë në lëvizje mekanizmat që nxisin shpirtin veprues.Dhe nëse do të ngrihej një panteon në nderim të vullnetareve humaniste në çdo shoqëri të botës unë mendoj se vendin kryesor do ta zë gruaja.
Ambasadori i shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, Najeeb Abdulrahman, tha se gruaja shqiptare është bërë një rol aktiv në shoqërinë civile dhe për këtë duhet inkurajuar edhe më shumë.
Projekti “Vakefi i kohës” është organizuar nga nga Sekretari i Përgjithshëm i vakufeve-Kuvajt si dhe Komiteti i Bashkuar kuvajtjan për bamirësi me qëllim sjelljen e metodave më të mira për inkurajimin e femrave në fushën e punës vullnetare.
Pas përfundimit të trajnimit u bë certifikimi i pjesëmarrëseve.