Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton besimtarët, opinionin e gjerë dhe të gjithë të interesuarit se ditën e hënë më 8 tetor 2012,me një manifestim solemn do të vendos gurthemelin e Xhamisë Qendrore në qendër të Prishtinës.

 

{jathumbnail}Për këtë qëllim janë kryer të gjitha punët dhe procedurat e nevojshme, si dhe është formuar një trupë punuese që do merret  me përgatitjen e manifestimit.

 

 

 

Ndërtimi i xhamisë së re në Prishtinë është një nevojë e kahershëm për kryeqendrën tonë, ka dashtë Zoti që tani të krijohen kushtet dhe mundësitë që të nisim realizimin e një projekti të madh për vendin, Bashkësinë Islame, besimtarët dhe kryeqytetin tonë.

 

Fillimi i realizimit të këtij projekti madhorë është mundësuar vetëm pasi Kryetari i Prishtinës, prof. dr. Isa Mustafa, Bordi i Drejtorëve dhe Asambleja komunale e Prishtinës iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së Bashkësisë Islame të Kosovës, duke ndarë truallin për xhami, përse i falënderojmë publikisht.

 

Për t’u realizuar projekti i Xhamisë së re, qytetarë të nderuar neve na duhet përkrahja dhe mbështetja e juaj morale e materiale.

 

Për këtë qëllim, Kryesia e BIK ka hapur llogari rrjedhëse në ProcCredit Bank, TEB dhe në Banka Ekonomike, ku të gjithë të interesuarit mund të japin kontributin e tyre.

 

Llogaritë rrjedhëse:

 

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës – Xhamia Qendrore Prishtinë

 

ProcCredit Bank 1115117903010176

 

TEB 2011000057936297

Banka Ekonomike 1401000000659391

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…