Iftari i shtuar nga kryeministri Berisha mblodhi së bashku udhëheqësit e Bashkësive Islame të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Lugina e Preshevës, pastaj përfaqësuesit e feve e komuniteteve tjera si dhe myftinj, imamë, intelektualë islamë, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, etj.
Nga Kosova në iftarin e shtuar nga kryeministri, Sali Berisha qe vet Myftiu Naim Tërnava i shoqëruar nga kryeimami, Sabri ef. Bajgora.
Berisha vlerëson sakrificën e myslimanëve
{jathumbnail}
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha shprehu vlerësimin e tij për të gjithë ata besimtarë të cilët në përkushtimin e tyre ndaj Zotit, agjëruar muajin e Ramazanit, në kushte të një vere ndër më të nxehtat. ”Pranuan sakrificën dhe privimin edhe nga pika e ujit, për të dëshmuar përkushtimin e tyre ndaj Zotit, për të dëshmuar virtytin e sakrificës mbi të cilën ndërtohen të gjitha mirësitë dhe arritjet e njeriut. Ndaj dhe unë dua të shpreh nderimin tim më të madh për ju dhe përulem me nderim të thellë, ndaj të gjithë atyre, të cilët e shndërruan këtë muaj në muajin e sakrificës fisnike, në muajin e përkushtimit të madh ndaj Zotit dhe vlerave hyjnore që frymëzojnë njeriun”, theksoi ai.
Kryeministri Berisha shtoi se shqiptarët kanë një trashëgimi të shkëlqyer, e cila dora-dorës vjen duke u bërë gjithnjë e më njohur dhe duke u shpalosur gjithnjë e më shumë në Europë dhe në botë. “Këtë vit, që kemi edhe vitin e 100 vjetorit të pavarësisë së vendit është një rast për të shprehur një mirënjohje të thellë ndaj udhëheqësve të kombit të të gjitha besimeve, të cilët dhanë një kontribut historik në pavarësinë e Shqipërisë, në pavarësinë e shqiptarëve, në lirinë e shqiptarëve”, tha kreu i ekzekutivit shqiptar, z. Sali Berisha.