Në një manifestim solemn në Gjilan më 11 gusht, në prani të zëvendës kryeministrit të Turqisë, Bekir Bozgad, i cili shoqërohej nga deputetë të parlamenti turk, pastaj kryetar komunash si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera nga Turqia, Myftiu i Kosovës me bashkëpunëtorë, nënkryetari i komunës së Gjilanit, Omer Daku, udhëheqësit e Këshillit të BIK në Gjilanit në krye me Mustafë Bajramin, profesorë të Medresesë si dhe të ftuar të tjerë, u bë përurimi i objektit të ri të Medresesë së Mesme “Alaudin” -paralelja në Gjilan, financimin e së cilës e ka bërë TIKA.
{jathumbnail}Duke iu drejtuar të pranishmëve zëvendëskryeministri turk, Bekir Bozgad tha:
“Turqia dhe Kosova kanë një marrëdhënie të jashtëzakonshme, gjithashtu marrëdhënie të mira kanë edhe popujt tanë. Ne kemi qenë afër jush në kohë e ditë të vështira, në punë të lehta e në punë të rënda, dhe do jemi gjithnjë pranë jush, ngase edhe në politikën tonë të jashtme është prioritet i veçantë mbështetja për Kosovën.” “Ndihma ndaj Kosovës do të jetë e padiskutueshme në çdo hap të zhvillimit. Shteti turk e ka mbështetur si politikisht ashtu edhe ekonomikisht Kosovën, dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke garantuar një frymë të këtillë të bashkëpunimit mes dy vendeve. Ne jemi aq shumë të lidhur me Kosovën saqë nëse gëzohet një kosovar, ta dini se gëzohemi edhe ne.”, tha zv/kryeministri i Turqisë.
Ndërsa, Myftiu Tërnava në fjalën e tij, tha: “50 vjet të komunizmit rrënuan infrastrukturën e Bashkësisë Islame, rrënuan mejtepe, medrese e xhami, mirëpo tani fal Zotit gjërat kanë ndryshuar dhe ne ndërtojmë të lirë në vendin tonë xhami e medrese. Kjo është bërë e mundur vetëm pas luftës që bëri populli ynë me ndihëm e aleatëve.
Ndihma e Turqisë nuk ka munguar asnjëherë, ajo ka qenë në të gjitha fushat. Ndaj, ky popull e vlerëson lartë gatishmërinë e popullit vëlla turk, edhe të qeverisë turke.
Ne edhe sot para kësaj godine kaq të bukur, e lusim Allahun xh.sh., që t’ju shpërblej me të gjitha të mirat, dhe jam i bindur që e ardhmja do të sjell edhe më shumë bashkëpunim ngase ne më shumë kemi popullatë në Turqi sesa në Kosovë.
Zotëri, zëvendës kryeministër, ju sot këtu përfaqësoni edhe 5 milion vëllezër tanë që kanë emigruar nga këto troje atje, e të cilët kontribuuan shumë edhe për çlirimin e Kosovës.”Falënderime për objektin e ri të medresesë në Gjilan kanë shprehur edhe kryetari i BIK-ut të Gjilanit, Mustafë Bajrami, si dhe nënkryetari i Komunës, Omer Daku.
Ndërtesa e re e medresesë në Gjilan është në oborrin e Xhamisë “Atik”, respektivisht aty ku ka vepruar më herët Medreseja e njohur “Atik”.
Objekti i ri i Medresesë është modern, i pajisur me kabinete dhe objekte tjera përcjellëse. Nga shtatori i këtij viti edhe nxënësit e Medresesë në Gjilan do të kenë kushte adekuate për mësim e punë.