Prishtinë, 23 janar 2012
Myftiu Tërnava priti z. Martin Perschler zyrtar i lartë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore pranë Departamentit të shtetit
Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava priti sot në takim z. Martin Perschler – zyrtar i lartë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore pranë Departamentin të shtetit, i cili shoqërohej edhe nga Paul Engelstad- zyrtar për marrëdhënie me publikun në Ambasadës e SHBA-së në Prishtinë.
Myftiu Tërnava pasi e falënderoi për vizitën i njoftua mysafirët me gjendjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës në përgjithësi, e gjendjen e trashëgimisë kulturore islame në veçanti, për se përpos të tjerash Myftiu tha: “Trashegimia islame në Kosovë ka pësuar një humbje të madhe gjatë luftës së viteve 98\99 kur qenë shkatërruar 218 xhami, shume vakëfe, teqe si dhe selia e vet Kryesisë së Bashkësisë Islame me Arkivin e saj të pasur e të vjetër mbi 600 vjeçar, kjo ka qenë humbja më e madhe për ne që nuk mund të kompensohet asnjëherë”.
Myftiu gjithashtu i njohu mysafirët edhe me arritjen e BIK-ut në restaurimin e renovimin e shume xhamive në bashkëpunim me organizata të tjera vendore dhe ndërkombëtare.
Z. Martin Perschler, e falënderoi Myftiun për pritjen e ngrohte dhe për njoftim me gjendjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Po ashtu ai e përgëzoi Myftiun për punën që ka bërë BIK në ruajtjen e kësaj trashëgimie. Z. Perschler shprehu gatishmërinë e shtetit dhe të Ambasadës amerikane që të bashkëpunojmë edhe më tepër në këtë rrafsh.