Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, pas mbylljes së afatit të Konkursit dhe përzgjedhjes së ofertuesit më të volitshëm, bën këtë:
NJOFTIM
Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, me dt. 24. 04. 2018 ka shpall konkurs i cili është publikuar në fq. e internetit të Kryesisë për ndërtimin e xhamisë në Miradi e Naltë, KK Fushë-Kosovë.
Komisioni, me procesverbalin nr. 657/18 të dt. 14. 05. 2018 pas shqyrtimit të ofertave të arritura ka bërë përzgjedhjen e “TAU-GEN -INGJINJERING” SH.P.K. me seli në Lipjan, duke u bazuar në vlerësimin dhe krahasimin e ofertave dhe duke pas parasysh kriteret dhe specifikacionet detaje për punimet dhe materialet për ndërtimin e xhamisë.
Ofertuesit e pakënaqur kanë të drejtë ankese në afat prej tri dite në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë, rr. “B. Kelmendi” nr. 84, nga dita e publikimit të njoftimit në faqen e internetit të Kryesisë.
Kryesia e BI-së