Prishtinë, 10 maj 2018
Me pjesëmarrjen e kryeredaktorit të revistës Dituria islame dhe të anëtarëve të tjerë të redaksisë, sot u mbajt mbledhja e radhës së revistës Dituria islame. Që në fillim kryeredaktori dr. Ajni Sinani u dëshiroi mirëseardhje anëtarëve të redaksisë duke lutur Zotin që të kenë sukses dhe që të japin kontribut edhe më të madh në revistë.
Në këtë mbledhje u analizuan numrat 328-329 dhe anëtarët e redaksisë shfaqën mendimet dhe sugjerimet në lidhje me këta dy numra. Po ashtu në këtë mbledhje u dhanë edhe propozime që do të begatojnë edhe më numrat vijues të revistës Dituria islame, e cila është revistë fetare, shkencore dhe kulturore që botohet nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës. Numri i parë i saj ka dalë në qershor të vitit 1986.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…