Prishtinë, 3 maj 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame te Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, bashkë me një pjesë të kabinetit të Kryesisë, qëndroi në Shtime, ku u prit nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Shtimes Isa Tërshani, i cili e njohu Myftiun me aktivitetet që po zhvillon këshilli që ai drejton. Më pas, inspektuan punimet që po bëhen në xhaminë e Lagjes së Pajtimit në Shtime. Myftiu Tërnava u shpreh i kënaqur me ecurinë e punimeve në këtë xhami dhe theksoi se BIRK-u vazhdimisht është në shërbim të xhematit dhe i përkushtuar për përmirësimin e infrastrukturës së xhamive.