Myftiu Tërnava e z. Erdal Atalai dakordohen:
SA MË PARË TË NISË NDËRTIMI I XHAMISË QENDRORE NË PRISHTINË.
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava priti sot një delegacion nga DIJANET-i, të prirë nga drejtori i përgjithshëm për Marrëdhënie me Jashtë, z.Erdal Atalai.
Myftiu Tërnava, pasi u dëshiroi mirëseardhje delegacionit e lartë nga DIJANET-i , i falënderoi për vizitën, për kontributin dhe për mbështetjen që DIJANET-i jep për Bashkësinë Islame të Kosovës . Ai e vlerësoi si të shkëlqyer dhe në ngritje të vazhdueshme bashkëpunimin me DIJANET-in.
Ndërsa drejtori i përgjithshëm për Marrëdhënie me Jashtë, z. Erdal Atalai, pasi përcolli përshëndetjet e kryetarit të DIJANET-it për Myftiun Tërnava, tha se kjo vizitë është e një rëndësie të veçantë ngase është në funksion të njohjes nga afër për procedurat rreth fillimit të ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
Ai më tutje tha se ndërtimi i xhamisë do të bëhet nga Drejtoria për Menaxhimin e Vakëfeve të DIJANET-it.
Myftiu Tërnava dhe mysafiri nga Ankaraja u dakordauan që sa më parë të nisë ndërtimi i Xhamisë Qendrore në Prishtinë.