Prishtinë, 23 prill 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava priti në takim ambasadoren e Finlandës Pia Stjernvall. Pasi i dëshiroi mirëseardhje, Myftiu Tërnava e njohu znj. ambasadore me aktivitetin dhe me organizimin që ka BIK-u për mbarëvajtjen e jetës fetare në Kosovë. Myftiu Tërnava po ashtu shprehu konsideratat për ndihmën dhe kontributin që ka dhënë dhe po jep në të mirë të Kosovës shteti i Finlandës, si dhe për integrimin e Kosovës në mekanizma rajonalë dhe ndërkombëtarë. Nga ana e saj, ambasadorja e Finlandës, znj. Pia Stjernvall, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe bashkëpunimin shumë të mirë me BIK-un, si dhe shprehu mirënjohjen për kontributin që ky institucion po jep në të mirë të zhvillimit të Kosovës, për stabilitetin dhe për qetësinë në vend, si dhe për harmoninë dhe respektin ndërfetar dhe tolerancën për të cilën shquhet populli i Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…