Prishtinë, 19 prill 2018
Kryetari i Bashkësisë islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava priti në takim këshilltarin për medie në Organizatën Botërore të Kuranit dhe Sunetit, dr. Abdulaziz Muhamed Kasimin, i cili është gazetar nga Arabia Saudite .
Myftiu Tërnava njohu mysafirin me të arriturat e Kosovës dhe me organizimin e BIRK-ut, si dhe me aktivitetet që i bën në nivel vendi. Myftiu Tërnava po ashtu shprehu falënderime për popullin dhe mbretërinë saudite që kanë ndihmuar vazhdimisht në të kaluarën Kosovën dhe që po e ndihmojnë edhe tash në integrimet rajonale dhe ndërkombëtare.
Nga ana e tij, mysafiri u nda i kënaqur me pritjen nga Myftiu Tërnava duke çmuar kontributin që po jep Myftiu Tërnava dhe BIRK-u në të mirë të zhvillimeve dhe proceseve pozitive në vend.