Prishtinë, 9 prill 2018

Grupi i tretë i umrexhive tanë, të cilët, nën organizimin e Bashkesisë Islame të Republikës së Kosovës, ishin nisur për në vendet e shenjta, Mekë dhe Medinë; më datë 09.04.2018, janë kthyer në Kosovë të gjithë shëndosh e mirë.

Ata gjatë qëndrimit në vendet e shenjta, së pari vizituan Medinën e Ndritshme, qytetin e Pejgamberit a.s., ku qëndruan 4 ditë rresht, pastaj vazhduan drejt Mekës së Bekuar për të kryer umren dhe atje qendruan 7 ditë.

Gjate qëndrimit në Medinën e Pejgamberit a.s. ata vizituan Kodrën e Uhudit, Mesxhid Kibletejn-in, Mesxhid Kuba-në dhe shtatë xhamitë (seba mesaxhid). Po ashtu gjatë qëndrimit në Mekën e Bekuar vizituan: Arefatin, Kodrën e Mëshirës, Muzdelifen, xhemeratet, kodrën Thevr dhe kodrën Nur.

Udhëheqës i grupit të tretë të umrexhive ishte mr. Fitim Gashi nga Drejtoria e Haxhit dhe e Umres.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…