Prishtinë, 31 mars 2018
Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës nën drejtimin e kryetarit dr. Ajni Sinani, mbajti mbledhjen e rregullt, në të cilën mori pjesë edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava bashkë me anëtarët e Kryesisë së BIK-ut dhe drejtorët e drejtorive.
Pas fjalës hyrëse të kryetari të Kuvendit dr. Ajni Sinani, fjalën e mori Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili foli për aktivitetet, sfidat dhe arritjet që ka pasuar Kryesia e BIK-ut vitin e kaluar, vit të cilin Myftiu e cilësoi të suksesshëm dhe me të arritura të shënuara si në planin financiar e të aktiviteteve fetare, ashtu edhe në planin e ndërtimit të infrastrukturës për nevojat e BIK-ut.
Myftiu tha se viti që shkoj ishte i suksesshëm si për aktivitetet fetare, ashtu edhe në aspektin e ngjitjes së infrastrukturës në terren. Ai më tutje foli edhe për sfidat më të cilat u përball gjatë punës së përditshme, ndërsa sa i përket nisjes së ndërtimit të xhamisë së madhe Myftiu tha se së shpejt pritet fillimi i punëve të para. Myftiu Tërnava i njohu kuvendarët e BIK-ut edhe me vendimin e Kryesisë së BIK-ut për hapjen e klasës së vajzave në paralelen e medresesë “Alauddin” në Gjilan.
Myftiu në fjalën e tij falënderoi imamët, administratën dhe udhëheqësit e BI-së për kontributin që kanë dhënë në realizmin e projekteve anekënd Kosovës, por në të njëjtën kohë kërkoi angazhim edhe më të madh për këtë vit.
Pas fjalës së Myftiut Tërnava, Kuvendi i BIK-ut shqyrtoi Raportin e Punës së Kryesisë së BIK-ut për periudhën janar-dhjetor 2017, të cilin pas debatit e sqarimeve përkatëse e miratoi.
Kuvendi po ashtu miratoi edhe Llogarinë Përfundimtare të Kryesisë së BIK-ut për vitin 2017.
Në fund, kuvendarëve më një fjalë iu drejtua kryetari i Kuvendit, dr. Ajni Sinani, i cili tha se kjo është mbledhja e fundin në këtë përbërje të Kuvendit të BIK-ut. Kryetari Sinani falënderoi kuvendarët për angazhimin dhe kontributin e dhënë në këtë legjislaturë të Kuvendit. Ai po ashtu tha se është angazhuar që të bëjë më të mirën në krye të Kuvendit të BIK-ut. Kryetari po ashtu falënderoi Myftiun Tërnava dhe të gjithë bashkëpunëtorët e Kryesisë së BIK-ut.
-
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e… -
U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur… -
Myftiu Tërnava u prit në takim nga kryetari i Obiliqit, z. Xhafer Gashi
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërn…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…