Prishtinë, 19 janar 2018
Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në kuadër të veprimtarisë humanitare, nëpërmjet shoqatës së saj “Bereqeti”, sot i ndihmoi skamnorët e rrethit të Tropojës dhe të Pukës. Në këtë veprimtari humane, BIRK-u ka shpërndarë 100 pako mish me nga 30 kg, që bëjnë gjithsej 3000 kg mish kurbani, për 600 familje të asaj ane, për secilën nga pesë kilogramë.
Shoqata “Bereqeti” që vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, zotohet se do të bëjë gjithë çfarë është e mundur që të vazhdojë të ofrojë ndihmë për familjet skamnore.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

U mbajt program kushtuar festës së 28 Nëntorit

Prishtinë, më 26 nëntor 2024 Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Këshilli i Bashkë…