Prishtinë, 7 dhjetor
Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt. Mbledhjen e hapi Myftiu i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Naim ef.Tërnava, i cili vlerësoi punën dhe aktivitetin që është bërë nga Kryesia e BIRK-ut. Më pas Kryesia vazhdoi me mbledhjen duke shqyrtuar projektpropozimin e buxhetit të BIRK-ut për vitin 2018. Në këtë mbledhje po ashtu u mor vendimi që Kryesia nga ky muaj të fillojë me organizimin e Umres dhe që udhëtimi i parë të organizohet më datën 30 dhjetor 2017.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…