Prishtinë, 7 dhjetor 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava, priti në takim delegacionin e Drejtorisë së Vakëfeve të Turqisë në krye me z. Suat Faruk Giray-in, drejtor për Mbrojtje të Trashëgimisë së Monumenteve të Drejtorisë së Vakafeve të Turqisë, shoqëruar nga z. Oguz Calik-u, kryeauditor në parlamentin e Turqisë e të cilët po vizitojnë dhe inspektojnë punimet e restaurimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakafeve të Turqisë në Gjakovë, Pejë dhe në Mamushë.
Myftiu Tërnava falënderoi Drejtorinë e Vakafeve për realizimin e një sërë projekteve shumë të rëndësishme në mbrojtje të trashëgimisë në disa qytete të Kosovës.
Nga ana e tij, z. Giray-i falënderoi Myftiun për pritjen e ngrohtë dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer deri më tani në fushën e restaurimeve të monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe shprehu gatishmërinë e Drejtorisë së Vakafeve për zgjerimin e aktiviteteve në këtë fushë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…