Në interesim të opinionit të gjerë dhe të besimtarëve tanë përkitazi me procedurën për përgatitjet  rreth nisjes së ndërtimit  të Xhamisë Qendrore në Prishtinë, Kryesia e BIRK-ut njofton opinion se ditë më parë nga Komuna e Prishtinës, respektivisht  nga Drejtoria e Urbanizmit, ka marrë kushtet ndërtimore për  hartimin e  dokumentacionit ndërtimor- projektin kryesor  për ndërtimin e Kompleksit “Xhamia Qendrore” në Prishtinë.

Ekipi i arkitektëve të Kryesisë së BIRK-ut në bashkëpunim me Studion Projektuese nga Ankaraja janë duke punuar  në përgatitjen e projektit kryesor dhe gjithë dokumentacionit të nevojshëm, në përputhje me planin ideor dhe kushtet e ndërtimit,  që sa më parë  të krijohen kushtet për nisjen e punimeve në ndërtimin e Kompleksit të “Xhamisë Qendrore” në Prishtinë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…