Prishtinë, 18 tetor 2017

Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef.Tërnava me bashkëpunëtorë, qëndroi për vizitë në selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame të Pejës, ku u prit nga kryetari i këtij këshilli Musli ef. Arifaj me bashkëpunëtorë. Kryetari Arifaj e njohu myftiun Tërnava me punën dhe aktivitetin e Këshillit si dhe me sfidat me të cilat po përballet KBI-ja e Pejës.
Nga ana e tij, Myftiu Tërnava përgëzoi për punën dhe aktivitetet e kryetarit Arifaj dhe përsëriti qëndrimin se Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës vazhdimisht do t’i mbështesë në mënyrë që jeta e besimtarëve të jetë sa më e lehtë dhe e rehatshme.
Më pas, Myftiu Tërnava bëri edhe një inspektim të punimeve në ndërtimin e lokaleve të KBI- së së Pejës në Çarshinë e Gjatë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…