Me këtë konkurs, synohet të nxiten të rinjtë, nxënës e studentë, në njërën anë të ushtrojnë aftësitë e tyre shkrimore e letrare dhe, në anën tjetër, të shprehin njohuritë e të shfaqin dashurinë për më të mirin e njerëzimit, Muhamedin a.s., të cilin Zoti, siç e thotë në Kuran, e ka dërguar mëshirë për të gjithë.
Kriteret e esesë janë:
· Të jetë krijim origjinal
· Të mos jetë botuar më parë
· T’u përmbahet rregullave të shkrimit standard
Të jetë e gjatë 1-2 faqe
Konkursi vlen për të dy gjinitë, mosha e atyre të cilët kanë të drejtë konkurrimi është nga 15 deri në 25 vjeçare. Për të marrë pjesë, dërgoni esenë në adresën: [email protected], në e-mailin: [email protected] , ose në faqen tonë në facebook: “koswomen Bik”
Afati i fundit i dërgimit të eseve është më 12 nëntor 2017.
Çmimet:
Çmimi i parë: 100€
Çmimi i dytë: 70€
Çmimi i tretë:50€
Esetë do të vlerësohen nga një juri profesionale dhe tri të parat do të botohen në revistën “ Dituria islame”.
Gjithashtu do të keni mundësinë të përfitoni një set me botime të BIK-ut.
Ndarja e çmimeve do të bëhet në ceremoni festive në Muajin e Mevludit.