Prishtinë, 12 korrik 2017

Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava priti në takim ambasadoren turke Kivilcim Kiliç. Në këtë takim Myftiu Tërnava çmoi lartë bashkëpunimin dhe ndihmën që ka ofruar shteti mik i Turqisë para dhe pas luftës në Kosovë. Ai shtoi se qeveria turke ka ndihmuar në shumë fusha në Kosovë si në jetën ekonomike, kulturore, sociale, edukative dhe për këtë ndjehet falënderues dhe mirënjohës popullit dhe qeverisë turke.

Nga ana e saj ambasadorja Kivilcim Kiliç falënderoi myftiun Tërnava për pritjen dhe premtoi se Turqia si një vend mik i Kosovës do të vazhdojë të ndihmojë në projekte në të dobi të qytetarëve të Kosovë dhe do të angazhohet edhe më fuqishëm në integrimin e Kosovës në mekanizma rajonal dhe global.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…