Prishtinë, 15 qershor 2017
Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Kryesia e BI-së në bashkëpunim me Medresenë e Mesme “Alauddin” të Prishtinës, e duke e vazhduar traditën shumëvjeçare të prerjes së kurbaneve, në mbledhjen e mbajtur më 16. 05. 2017 vendosi të shpallë:
TENDER
PËR BLERJEN E KAFSHËVE TË TRASHA PËR KURBANE, THERJEN E TYRE, PËRKATITJEN E MISHIT, NGRIRJEN DHE TRANSPORTIN
- Ofertuesit në ofertat e tyre duhet të shënojnë shumën që kërkojnë për frymë kafshe në bazë të peshës së kafshës së dedikuar për kurban.
- Asnjë kafshë nuk mund të ketë më pak se 400 kg. matje të gjallë, lopa nuk guxon të jetë bartëse, e nëse është dem nuk mund të jetë më i ri se dy vjeçar.
- Të gjitha kafshët e dedikuara për kurbane detyrimisht duhet t’i plotësojnë kushtet e kërkuara për kurban sipas sheriatit.
- Kafshët e trasha të dedikuara për kurbane duhet detyrimisht të posedojnë matrikulën dhe librezën që dëshmon për gjendjen shëndetësore të kafshës.
- Kafshët e trasha duhet t’i ofrohen komisionit të Kryesisë së BI-së për prerjen e kurbaneve më së voni tri ditë para kurban-bajramit gjegjësisht nga data 29. 08. 2017.
- Ofertuesit duhet të garantojnë se therjen e kurbaneve do ta bëjnë brenda tri ditëve të bajramit, kurse përgatitjen e mishit dhe ngrirjen e tij me -40oC bëhet në kohë optimale.
- Transportin e mishit të kurbaneve do ta bënë sipas kërkesës së palës kontraktuese nga vendi ku gjendet mishi e deri në vendin e caktuar nga pala kontraktuese.
- Me rastin e ofertimit, në qoftë se nuk do të ketë oferta serioze dhe bindëse nga vendi, përparësi do të kenë ato oferta nga ndonjë shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe më i përshtatshëm për ne.
- Oferta me shkrim dorëzohet në Kryesinë e BI-së të Republikës së Kosovës, më së largu 15 ditë pas botimit në web-faqen zyrtare të Kryesisë (www.bislame.net) .
Kryesia e Bashkësisë Islame do ta njoftojë me shkrim vetëm atë ofertues i cili përzgjidhet në bazë të kushteve më të përshtatshme dhe sigurisë së mjaftueshme.
Kryesia e BI-së të Kosovës