Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, priti sot kryesuesin e misionit të vëzhguesve nga Parlamenti Evropian për zgjedhjet në Kosovë, z. . Igor Sholtes, me të cilët bisedoi për zgjedhjet në Kosovë.
Myftiu Tërnava, pasi e përshëndeti kryesuesin e misionit vëzhgues për zgjedhjet e 11 qershorit, u shpreh se të dielën pret proces të lirë e demokratik zgjedhor ku qytetarët e Kosovës do të japin vendimin e tyre në për përfaqësuesit e tyre. Myftiu Tërnava tha se BIK përkrah, mbështet dhe mirëpret misionin e vëzhguesve nga Parlamenti Evropian për procesin e zgjedhjeve në Kosovë
Ndësa z. Sholtes tha se zgjedhjet janë proces i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës.
Gjatë takimit z. Sholtes u interesuar edhe për organizimin e BIK si dhe për bashkëpunimin që kanë bashkësitë fetare në Kosovë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…