Prishtinë, 22 maj 2017

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava  me bashkëpunëtorë mori pjesë në përurimin e xhamisë në Rahovec. Në këtë eveniminet morën pjesë, kryetari i Komunës  së Rahovecit z. Idriz Vehapi, strukturat komunale, Policisë së Kosovës, , kryetar të KBI të rajonit, përfaqësues të shoqatës Maarif nga Turiqia, xhematlinjë e shumë të tjerë. Kryetari i KBI të Rahovecit Shani ef. Sylka  falënderoi të gjithë të pranishmit e në veçanti myftiun Tërnava për mbështetjen e vazhdueshme e vazhdueshme që po jep në të mirë të vendit dhe se hapja e kësaj xhamie  ka nj domethënie të madhe për Rahovecin.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z.Idriz Vehapi në fjalën tij theksoi se sot po ndjehet shumë mirë në këtë hapje të këtij tempulli fetar dhe kemi raporte shumë të mirë me Këshillin e BI në Rahovec dhe kemi projekte të përbashkëta në të mirë të qytetarëve dhe lus Zotin që këto tempuj fetar të shfrytëzohen për lutje, dashuri mes njëri tjetrit si dhe duke i ndihmuar të gjitha ato familje të cilat nuk kanë. Një falënderim të veçantë shkon për Myftiun Tërnava i cili gjithnjë bën thirrje për unitet e tolerancë  e solidaritet e dashur mes njerwzve.

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava   në fjalën e tij citoi ajetin kuranor ku Allahu thotë: Me të vërtet   xhamitë janë të Allahut dhe nuk  meriton të adhurohet askush përveç Tij”, dhe se xhami ndërtojnë ata njerëz që kanë besim në Allahun dhe Ditën e Mbramë. Këta njerëz jeni ju që ua ka interesuar që të  keni edhe një xhami në këtë lagje, keni bashkuar forcat dhe keni blerë këtë vend dhe BIRK ka siguruar një donacion dhe është ndërtuar kjo godinë, xhami e cila do të shpërblej për të adhuruar Allahun xh.sh të vetmin krijues. E këta janë ata njerëz që falin namaz dhe japin zeqat. Këta janë ata ët cilët ndërtojnë xhami dhe ta hijeshojnë  tokën anekënd globit. Myftiu është lutur që Zoti t’i shpërblejë të gjitha ata që ndihmuan në ndërtimin e kësaj xhamie duke treguar se ai që ndërton nj xhami në këtë botë Allahu ka për t’ia ndërtuar nesër një shtëpi në xhenet, siç thotë Muhamedi a.s. Andaj një falënderim shkon edhe për donatorët nga Kuvajti  me të cilët jemi duke i ndërtuar edhe disa xhami në Kosovë që janë nevojë imediate për tu përgjigjur në kërkesat e shumta që po bëjnë në Kryesi për ndërtimin e xhamive.

“Kjo xhami sikur edhe xhamitë tjera kanë dhe do të reflektojnë në vazhdimësi paqe, lumturi, tolerancë e harmoni, bashkëjetesë mes besimeve, respekt të ndërsjellë dhe gatishmëri të përbashkët në çdo aktivitet që e kërkon vendi, feja dhe vatani.”-theksoi myftiu Tërnava, duke shtuar se feja islame nuk ka asgjë të përbashkët me ekstremizëm e radikalizmin, terrorizmin.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…