Prishtinë, 19 maj 2017
Sekretari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Resul ef. Rexhepi priti në takim Sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Paqes Universale z. Jacques Marion i cili shoqërohej nga z.Hydajet Hyseni dhe z. Gaço Apostoli.
Sekretari Rexhepi i njohi mysafirët për organizimin dhe veprimtarinë e Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe përkushtimin e BIRK-së për paqen dhe mirëqenien e popullit tonë dhe më gjerë.
Nga ana e tij Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Paqes Universale. z. Jacques Marion çmoi kontributin konkret të BIRK-së  për paqen dhe tolerancën ndërfetare  dhe njëherit paraqiti ftësën që BIRK të marrë pjesë në konferencën rajonale ballkanike që do të mbahet në shtator në Prishtinë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…