Prishtinë, 4 prill 2017
Më 03 prill në xhaminë “Isa Beu” në Berlin u mbajt tribuna fetare me temë “Adhurimi dhe personaliteti i besimtarit”. Në këtë tribunë merr pjesë edhe drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës ( BIRK) mr.Ekrem ef. Simnica i cili mbajti një edhe një ligjëratë para të pranishmëve. Në këtë tribunë ligjëruan edhe Muftiu i Myftinisë së Gostivarit Prof. Shaqir ef. Fetahu, Dr. Selver Xhemaili drejtor në sektorin për diasporë pran BFI të Maqedonisë, Xhelal ef. Kaloshi imam në xhamin e Ingoldstadt, Ridvan ef. Kamberi imam në xhamin Ikre-Bashkimi, studenti nga FSHI Blendi Imeri dhe shumë personalitete tjera nga jeta fetare, kulturore dhe sociale në Berlin. Tribuna e organizuar nga kryesia e xhamisë u moderua nga imami i nderuar Remzi ef. Xhaferi. Një falënderim i veçantë shkon për Kryesinë e xhamisë “Isa Beu”dhe gjithë xhematlinjtë dhe dashamirët e jetës fetare të cilët kontribuuan në organizimin e këtij aktiviteti të begatshëm.
Më pas në kuadër të vizitës drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës ( BIRK) mr.Ekrem ef. Simnica më 4 prill është takuar edhe me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, z Skender Xhakaliu, dhe me stafin e tij ku u njoftuan n me punën dhe angazhimin e ambasadës tonë dhe me sfidat që po ballafaqohet atje dhe u dakorduan që të vazhdohet edhe më koordinimi i aktiviteteve në të mirë të diasporës sonë.