Prishtinë, 31 mars 2017
Në kuadër të angazhimeve dhe përpjekjeve të Bashkësisë Islame të Kosovës për mbrotjen dhe ruajtjen e trashëgimisë tonë kulturore fetare  në bashkëpunim me UNDP-në  dhe me financim të zyrës së BE-së  u realizuan  pesë projekte nëpër disa komuna të Kosovës , në Gjilan -rrethoja e varrezave  të qytetit,   në Ferizaj ndriqimi i xhamisë së madhe  Mulla Vesel Guta, në  Lipjan u rregulluan hapësirat e oborrit të xhamisë Mulla Sherif Ahmeti  ,në Rahovec u përmbyllen punimet e  Renovimit dhe rregullimit të oborrit dhe ndriçimi i Xhamisë së Sokolit dhe në  Kamenice renovimi i Xhamisë haxhi Gani Sermaxhaj .
Në  përfundim të projekteve të UNDP-së,  Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava sot priti në takim projekt menaxheren e projektit në fjalë znj. Nilgun Arif ,  me ç’rast e falenderoi për angazhimin e saj dhe  zyrës së UNDP-së në Kosovë për realizimin e këtij projekti kaq domethënës për Kosovën duke theksuar domosdoshmërinë  që këtë trashëgimi të pasur kulturore ta  bartim  te brezat që vijnë pas, tha mes tjerash Myftiu Tërnava.
Nga ana saj znj. Nilgun Arif falënderoi Bashkësinë Islame të Kosovës për angazhimin e saj të palodhshëm në ruatjen e trashëgimisë kulturore si  dhe për gadishmërinë dhe  lehtësimet që i kanë ofruar  zyrtarët  e BIRK-ut duke filluar nga niveli qendror  gjegjësisht nga i ngarkuari i Myftiut  për këto projekte Keshilltari  Vedat Sahiti deri tek niveli lokal i Këshillave të Bashkësisë Islame nëpër këto komuna.
Kjo është vetëm faza e parë e projekteve të përbashkëta  për të vazhduar tutje me projekte të rradhës theksoi znj. Arif.
Në fund të takimit Myftiu në shenjë respekti ndau Mirënjohje për zyrën e UNDP-së në Kosovë për projektet e realizuara.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…