Prishtinë, më 15 nëntor 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtorin gjeneral të Shoqatës Bamirëse “Sheikh Abdullah al Nouri Charity Society” të Kuvajtit, z. Velid Sejf.

Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje mysafirit e më pas e njohu atë me punët dhe angazhimet e Bashkësisë Islame të Kosovës, me theks të veçantë për aktivitetet humanitare që zhvillon BIK-u përmes shoqatës së saj “Bereqeti”.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësitë e fillimit të një bashkëpunimi ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe shoqatës “Shejk Abdullah Nuri”, në të mirë të besimtarëve dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U përurua xhamia e re në Nikadin të Ferizajt

Prishtinë, më 15 nëntor 2024 Është përuruar sot xhamia e re në fshatin Nikadin të Ferizajt…